Paralajmërimi i Ardi Veliut për krerët e policisë së qarqeve dhe shefat e komisariateve: Të rritet efikasiteti ose largoheni nga detyra

14:07 09/06/20212min69
ardi_veliu

“Mobilizim dhe ndryshime në lidhje me gjendjen e rendit në vend, ose rokadë të pandalshmne”. Kjo ka qenë kryefjala e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, i cili ka qënë i prerë me krerët e policisë së qarqeve dhe shefat e komisariateve, ku ka kërkuar reagim të menjëhershëm të strukturave policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, ose në të kundërt do të largohen nga posti që mbajnë.

Paralajmërimi i Veliut vjen pas regjistrimit të një numri të lartë vrasjesh në vend, 9 viktima në 9 ditë.

Po ashtu kreu i Policisë së Shtetit ka kërkuar rritje të reagimit të policisë edhe për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike dhe atyre që kryejë ndërtime pa leje apo krime të tjera mjedisore.

“Të rritet efikasiteti i veprimeve për parandalimin e kultivimit të kanabisit në territor, duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe faktorët që ligji i ngarkon me përgjegjësi dhe të ushtrohet kontroll i përditshëm i territorit duke përdorur dronët, si dhe duke marrë të dhënat nga monitorimi ajror i GdF-së.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, por sidomos në zonat bregdetare, zonat urbane dhe ato të mbrojtura, të veprojnë me tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje duke proceduar me arrestimin e atyre që kryejnë këto ndërtime.

Qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit prej drejtuesve të strukturave vendore do varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim, nga rezultati i parandalimit të veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo do shfaqet”, ka thënë Ardi Veliu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto