Paralajmërim për Greqinë? Erdogan i prerë: Shpresoj që ata të mos paguajnë të njëjtin çmim si 100 vjet më parë

09:52 05/09/20204min167
erdogan

Mediat greke raportojne sot per nje kercenim te hapur qe presidenti turg, Erdogan, i ka bere Greqise, ndonese nuk e ka percaktuar me emer ate.

Mediat greke i referohen nje deklarate te bere nga Erdogan gjate fjales se mbajtur me të diplomuarit e Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes Turke.

Ai kujtoi historine e 100 viteve më parë dhe theksoi: “Ata që sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi ata ose në tokë ose i hodhën në det. Ata që shënjestruan flamurin dhe lutjen tonë, kur po kërkonin një mënyrë për të dalë nga ky presion, ekzekutuan tre kryeministra, dy ministra dhe një gjeneral. Shpresojmë që të mos bëjnë të njëjtin gabim sot dhe të mos paguajnë të njëjtin çmim”, u shpreh presidenti turk.

Paralelisht, Turqia njoftoi stërvitje ushtarake pesë-ditore duke filluar të Dielën me “ushtrinë” Qipriote Turke në Territoret e okupuara, njoftoi Anadolu Agency

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto