Para se t’i vinte flakën vetes, gazetarja ruse kishte shkruar në Facebook: Akuzoni Federatën Ruse për vdekjen time

19:08 02/10/20202min122
Gazetarja Ruse Irina Slavin

Një gazetare ruse ka ndërruar jetë pasi i vuri vetes flakën para stacionit kryesor të policisë në qytetin rus Nizhny Novgorod, raportojnë mediat ruse.

Siç raportojnë Baza dhe 112 Telegram, Irina Slavin, kryeredaktor në Koza Press, mbeti e vdekur në vendin e ngjarjes.

“Kërkoj nga ju ta akuzoni Federatën Ruse për vdekjen time”, kishte shkruar Slavina në Facebook një orë para vdekjes.

E një ditë më herët, forcat lokale të sigurisë kishin bastisur shtëpinë e saj – duke kërkuar kinse prova për përfshirjen e saj me opozitën ruse.

“Po kërkojmë broshura, fatura të lëvizjes pro-demokraci”, ka deklaruar Mikhail Khodorkovsky.

“Nuk kam asgjë nga këto gjëra, por ata morën gjithçka çfarë gjetën – USB, laptopin tim madje edhe kompjuterin dhe telefonin e bijës time edhe të bashkëshortit”, pati shkruar Slavin.

Në anën tjetër hetuesit rajonal kanë njoftuar se kanë filluar hetimet, por nuk kanë konfirmuar identitetin e Slavinas nëse është ajo që u gjet e djegur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *