Paqartësi në Kakavijë, drejtori i kufirit Gjirokastër: Pasi të kalojnë 750 persona, të presim c’do të bëj pala greke

11:45 16/08/20201min103

Screenshot_2

Pasi ka pezulluar punën në pikën kufitare të Kapshticës, pala greke pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe në Kakavijë, pasi kuota për kalimin e 750 personave në territorin e tyre poplotësohet.

Drejtori i DVKM Gjirokastër Arben Joco në një prononcim për mediat u shpreh se nuk ka një njoftim se është mbyllur Kakavija, por janë në limit të numrit dhe pritet që të bien dakord me palën greke për të vijuar punën.

“Nga pala greke është vendosur edhe një limit, 750 persona, kritere që do vijojnë deri në një njoftim të dytë. E njëjta gjë është edhe në pikën kufitare të Kapshticës, ku limiti është 300 persona dhe aktualisht është pezulluar puna.  Presim nga pala greke për të mësuar se si do të vijojë. Aktualisht jemi në limite por nuk ka njoftim për mbyllje. Presim që të kemi njoftim nga pala greke për të vijuar punën pasi numri po arrin në limit”- është shprehur Drejtori i DVKM Gjirokastër Arben Joco

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto