Papa Françesku uron Joe Biden për fitoren

12:13 13/11/20201min69
1-104-780x439

Papa Françesku telefonoi kandidatin demokrat për lavdërimet që i ka bërë për rolin udhëheqës të Papës për të promovuar paqen, ripajtimin, dhe lidhjet që bashkojnë njerëzimin në mbarë botën.

“Joe Biden do të jetë presidenti i dytë katolik në historinë e Shteteve të Bashkuara – i pari ishte John F Kennedy”, tha Papa.

Nga ana e tij, Biden shprehu dëshirën për të bashkëpunuar në bazë të besimit të përbashkët në dinjitetin dhe barazinë për të gjithë njerëzit në çështje si kujdesi për të varfërit e braktisur, për krizën e ndryshimit të klimës, dhe për të mirëpritur dhe integruar emigrantët dhe refugjatët në komunitete. /tch/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *