Panik natën/ Dy vëllezër qëllojnë me breshëri, një predhë bie në një banesë. Kur shkojnë “Shqiponjat”…

11:10 12/09/20207min97
policia-e-vlores

Dy vellezer jane arrestuar nga policia, pasi kane qelluar me bresheri arme gjate nates, nderkohe qe nje predhe ka rene ne banesen e nje bashkefshatari te tyre.policia-naten-644x450

Ngjarja ka ndodhur ne Novosele te Kolonjes dhe ne pranga jane vene shteteasit S. Z., 36 vjeç dhe M. Z., 34 vjeç, (vëllezër), banues në Novoselë.

NJOFTIMI 

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kolonjë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Mbanin armë zjarri në banesë, qëlluan në orët e vona të natës në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, por identifikohen dhe vihen në pranga gjatë operacionit.

Dy autorët e dyshuar, kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë por me ndërhyrjen e menjëhershme të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, neutralizohen dhe vihen në pranga.

Policia sekuestron arsenal armësh e municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë pas njoftimit të marrë se në fshatin Novoselë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për identifikiminn, kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Pas veprimeve të shpejta profesionale, policia ka arritur të identifikojë dy autorët e dyshuar të cilët kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të mos i shoqëruar në Komisariat.

Në këtë kuadër është organizuaur dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Novosela”, ku pas ndërhyrjes profesionale të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, u bë kapja dhe prangosja e shtetasve:

S. Z., 36 vjeç dhe M. Z., 34 vjeç, (vëllezër), banues në Novoselë.

Gjithashtu këta shtetas, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, në momentin kur forcat do të ushtronin kontroll në banesën e tyre, ku konkretisht u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip pushkë, një pistoletë tip “Zastava” me 4 fishekë, si edhe 1572 copë fishekë, të cilat i posedonin pa leje.

Nga veprimet hetimore rezultoi se dy shtetasit e mësipërm, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke prishur qetësinë publike, ku si pasojë e të shtënave një predhë ka rënë në banesën e shtetasit Q. B., pa shkaktuar dëme.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto