Pandemia si pasojë e koronavirusit, PAA kërkesë qeverisë: Të miratohet paketa e tretë ekonomike

12:08 13/08/20202min72
unnamed

Pandemia si pasojë e koronavirusit, PAA kërkesë qeverisë: Të miratohet paketa e tretë ekonomike

Partia Agrare Ambientaliste kërkon nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama që të miratohet edhe një paketë e tretë për të ndihmuar për të përballuar krizën e koronavirusit.

PAA thotë se paketa e tretë duhet të jetë e mirë studiuar, të targetoj sa më mirë përfituesit konkretë si edhe të reduktoj dhe eliminoj defektet e dy paketave të mëparshme.

Njoftimi i PAA:

Asnjëri i papunë dhe i varfër nuk duhet braktisur.

Paketa e tretë për të papunët, të varfrit dhe bizneset është e domosdoshme.

PAA bazuar në gjendjen tepër të vështirë të bizneseve, të papunëve dhe të varfërve.

PAA i apelon qeverisë Rama dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të miratojnë pa vonesë, me transparencë të plotë dhe më tregues të matshëm paketën e tretë e cila duhet që të konkretizoj, ndihmën, kohezionin dhe solidaritetin social.

Paketa e tretë duhet të jetë e mirë studiuar, të targetoj sa më mirë përfituesit konkretë si edhe të reduktoj dhe eliminoj defektet e dy paketave të mëparshme.

Paketa e tretë duhet qartësuar sa më mirë për përfituesit dhe ofruesit e saj.

Ajo nuk mund të jete sporadike, nuk duhet ketë fokus propagandistik dhe ndjesi euforike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto