Pamjet që po shokojnë botën! Fëmijët flenë në rrugë pas djegies së kampit në Greqi (Foto)

19:40 13/09/20202min114
femije

Pasi zjarret rrafshuan të enjten kampin e Lesbos-it në Greqi, mijëra emigrantë janë aktualisht të pastrehë.

Qeveria greke u shpreh se do të duhen ditë për të gjetur strehim për ta. Emigrantët vijojnë të kalojnë orë tmerri në Greqi duke fjetur në trotuare, ndërsa të tjerë kanë udhëtuar drejt fshatrave më të afërt për të kërkuar ujë dhe ushqim.

Shpërthimi i një zjarri shkatërroi kampin e emigrantëve Moria në ishullin grek të Lesbos-it. Gjendja shëndetësore e disa prej tyre është rënduar për shkak të ekspozimit ndaj tymit. Në Moria strehoheshin rreth 13,000 persona, apo katër herë më shumë sesa kapaciteti zyrtar i kampit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto