Një aksident i rëndë ka ndodhur në veriperëndim të Nepalit, ku të paktën 25 persona kanë humbur jetën.

Shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spitalet pranë për të marrë ndihmën e parë.

Sipas medieve të huaja, automjeti po udhëtonte përgjatë rrethit Mugu kur u largua nga rruga pak pas mesditës të martën.

Shkaku i këtij aksidenti mbetet i paqartë, por disa raporte sugjerojnë se autobusi mund të ketë pasur një problemet me frenat e dështuar.

Aksidentet rrugore nuk janë të rralla në Nepal dhe zakonisht shkaktohen nga rrugët e këqija ose automjetet e mirëmbajtura dobët.