
I Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë kishte për qëllim mbështetjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike.
“Normalizimi ekonomik duhet të mundësojë normalizimin politik të marrëdhënieve. Unë isha në Bruksel disa ditë më parë dhe bisedova me (Miroslav) Lajcak, (Aleksandar) Vuçiq dhe (Avdullah) Hotin. Unë thashë që Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga BE dhe nuk do ta përfshija Bosnjën dhe Hercegovinën në ato procese fare. Ajo që po ndodh me Republikën Srpska është një çështje e brendshme e BeH dhe ky është angazhimi edhe i Vuçiq”, ka thënë Palmer, raporton Dnevni Avaz.