“Paketa e parë nuk u vu në zbatim, por mos u pezmatoni”, Basha-mjekëve: Ju ftoj që brenda kësaj jave t’i çojmë qeverisë një tjetër propozim!

19:28 23/09/20205min145
Basha-4-1068x602-1-696x392

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me mjekët ka kërkuar që gjatë kësaj jave të punohet për të sjellë një tjetër propozim për qeverinë, sikurse ishte edhe paketa e parë ekonomike.

Basha thekson se ndonëse propozimi i i parë i PD nuk u mor parasysh nga qeveria, sepse në të kundërt nuk do të ishin në këtë pikë, i ka kërkuar mjekëve që të mos pezmatohen, por ta konkludojnë një tjetër propozim.

Kryedemokrati i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalë çdo shpenzim dhe të ndihmojë mjekët, pasi neglizhenca apo anti-menaxhimi do të na kushtonin jo vetëm dëme në ekonomi e jetë sociale, por do të na kushtonin jetë njerëzish.

Çdo minutë që harxhohet na kushton jetë, shëndet dhe do të na kushtojë shtrenjtë edhe nga ana sociale.

Po ti kishim vënë veshin paketës së parë nuk do ishim këtu.

Nëse do ishte bërë një investigim i vërtetë i gjurmimit të rasteve nuk do të ishim në këtë situatë. Dua t’ju bëj thirrje me gjithë pezmatimin, lodhjen, rraskapitjen tuaj që të bëjmë një përpjekje tjetër për të rreshtuar prioritet e akute, t’i bëjmë një thirrje të lënë propagandën, të ndalin çdo shpenzim dhe ti dalim para kësaj të keqe të madhe.

Erdhën edhe mjekët italianë këtu edhe e thanë qartë që mjekët i keni në nivel të mirë dhe shumë të mirë, dhe personelin shëndetësor, por këtu nuk bëhet fjalë për keqmenaxhim, pro anti-menaxhim.

Duke vlerësuar shumë punën e deritanishme, dua të konkludojmë me një propozim konkret ndoshta sot nuk është e mundur, por brenda kësaj jave. Le të mos shkurajohemi me faktin se propozimi i parë nuk u vu në zbatim.

Detyra jonë me mundësitë dhe rolin që kemi është ta themi fort fjalën tonë se çfarë duhet të bëjmë konkretisht”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto