Pak kohë në krye të detyrës / Kryebashkiakes së Durrësit i vjedhin makinën luksoze, ngjarja u mbajt e fshehtë

17:17 07/09/20201min82

212d297110aacdf4fb6b97d4bec72eff_L

Roland Shahini, bashkëshorti i kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako, ka denoncuar pak ditë më parë në policinë e Durrësit vjedhjen e një automjeti ‘Audi A5’, por raportohet se ngjarja është mbajtur e fshehtë.

Makina e vjedhur ishte në përdorim të Sakos dhe Shahinit, por e regjistruar në emër të kompanisë ‘Mektrin motors’, me administrator vetë Roland Shahinin. Ai ka thënë se makina përdorej edhe nga familjarët e tij.

Sakaq ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo nëse automjeti i Sakos ka qenë i parkuar diku në momentin që është vjedhur.

Nga policia nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për këtë ngjarje, si ka ndodhur apo nëse janë gjetur personat e implikuar në grabitje.

Kujtojmë se Emirjana Sako u komandua si kryetare e Bashkisë së Durrësit pak muaj më parë, pas dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfajt për arsye shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto