Pak ditë para vizitës në Athinë / Rama merr me urgjencë avionin dhe niset për në Turqi

17:27 11/09/20201min119
Rama Avion

Kryeministri Rama mësohet se është nisur pasditen e sotme drejt Turqisë, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e këtij udhëtimi të paparalajmëruar të kreut të qeverisë shqiptare.

Kujtojmë këtu që më herët gjatë ditës së sotme, mediat greke kanë zbuluar se Kryeministri Rama do të jetë më datë 15 dhe 16 shtator në Athinë, ku mësohet se do të takohet me homologun Kyriakos Mitsotakis.

Mediat greke konfirmuan prezencën e Ramës në kryeqytetin helen, në ‘Grand Resort Lagonissi’, ndërsa mendohet se prioritet do të jetë çështja e detit, e cila ka shkaktuar debat në Shqipëri dhe Greqi.

Rama do të shkojë në datë 15 shtator në takim me kryeministrin Mitsotakis në cilësinë e kreut të OSBE, kurse më datë 16 shtator pasdite do kthehet në Tiranë.

Në takim veç Ramës e Mitsotakis do të jenë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të politikës greke, mes tyre dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto