Pajisje e re për sigurimin e plazmës/ Manastirliu: Dhuroni që të shpëtoni jetë

15:56 16/09/20203min54

manasriliu

Ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje çdo qytetari që ka kaluar infektimin nga Covid-19, që të dhurojnë plazmën, e cila do shërbejë për trajtimin e pacientëve me Covid-19, që përcaktojnë ekipet mjekesore, sipas protokolleve.

Thirrja e ministres ka ardhur gjatë vizitës së saj në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku nga kjo e mërkurë ka nisur aplikimi i metodës së re për sigurimin e plazmës, me aparaturë bashkëkohore, përveç metodës tradicionale.

Përgjatë 1 muaji janë 54 dhurues që e kanë kaluar COVID19 dhe që i plotësojnë kriteret por ka nevojë sërish për qytetarët që e kanë kaluar këtë sëmundje, që të bëhen pjesë e rrjetit të solidaritetit, për të ndihmuar ata pacientë që kanë më shumë nevojë”-është shprehur Manastirliu

Përdorimi i gjerë i plazmës në shumë vende të BE e SHBA në trajtimin e COVID-19, si edhe avantazhet e dhurimit, nxorrën në pah nevojën për të pasur në dispozicion të Qendrës së Gjakut ndarësin qelizor, me qëllim mbledhjen e dedikuar dhe në sasi sa më të mëdha të plazmës konvaleshente nga dhurues (ish pacietë me COVID-19) me një titër të rëndësishëm antitrupash ndaj SARS-CoV2.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto