Pagat e të gjithë trajnerëve në Serie A, Conte dukshëm më i paguari

13:37 11/10/20202min153
conte-gattuso-fonseca-inzaghi-780x439

Trajneri i Interit, Antonio Conte me 12 milionë euro në sezon është paga më e lartë në mesin e trajnerëve të Serie A, ndërsa i fundit renditet Vincenzo Italiano i Spezia me pagë prej 500 mijë eurosh.

Mediumi La Gazzetta dello Sport analizoi faturat e pagave të të gjitha klubeve të larta të Serie A, ndërsa përveç lojtarëve, tani janë zbuluar edhe fitimet e trajnerëve.

Contes, të cilit i është kërkuar të rikthejë Scudetton në Giuseppe Meazza është trajneri më i paguar në Serie A me fitime prej 12 milionë eurosh në sezon.

Trajneri i Nerazzurrëve fiton plot 9.5 milionë euro më shumë se trajneri i Romës, Paulo Fonseca, i cili renditet në vendin e dytë.

Në vendin e tretë renditet Gian Piero Gasperini i Atalantas, ndërsa pas tij vijnë Simone Inzaghi (Lazio), Stefano Pioli (Milan) dhe Sinisa Mihajlovic (Bologna).

Juventus u nda me Maurizio Sarrin dhe emëroi Andrea Pirlon në krye të ekipit për sezonit 2020-21 dhe italiani gjendet vetëm i teti në listën e pagave të trajnerëve.

Por, Pirlo është përpara Gennaro Gattusos, i cili ndan të nëntin me trajnerin e Cagliarit, Eusebio Di Francesco dhe teknikun e ri të Torinos, Marco Giampaolo.

Në fund të listës gjenden Fabio Liverani dhe Vincenzo Italiano me nga 500 mijë euro në sezon.

Pagat e trajnerëve të Serie A:

Antonio Conte (Inter) – 12 milionë euro

Paulo Fonseca (Roma) – 2.5 milionë euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *