Padia e PD-së ndaj Lefter Kokës për inceneratorët/Kryemadhi: Ai tentoi të futej në parti që ne të heshtnim, s’mbajmë përgjegjësi për askënd

11:28 20/10/20202min115
Screenshot_5-10

Duke iu referuar padisë së depozituar nga Partia Demokratike për Lefter Kokën, në lidhje me çështjen e inceneratorëve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se forca politike që ajo drejton nuk mban përgjegjësi pasi nuk ka qenë palë në asgjë.

Sipas Monika Kryemadhit, Koka, ka tentuar që të futet dhe në strukturat e partisë së LSI-së në mënyrë që ata të heshtnin, por që kjo gjë, nuk është bërë.

LSI-ja do të mbante përgjegjësi nëse do të ishte palë, ka qenë zoti Petrit Vasili ai që ka kundërshtuar i pari inceneratorët. Koka ka tentuar që të ndërhyjë dhe në strukturat e partisë, që ne të heshtnim për këtë çështje. Unë do ju kujtoja para dy viteve, kur Monika Kryemadhi ka qenë në krye të protestës në Verri të Fierit. Nuk bëjmë kompromis me askënd që do të shtojë pasurinë e tij në kurriz të qytetarëve,”– tha Kryemadhi.

Një ditë më parë Partia Demokratike depozitoi padinë në SPAK për inceneratorin e Tiranës, ku mes të paditurve ishte edhe Lefter Koka, si ish-ministër i Mjedisit.

Gjithashtu PD akuzon kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj, Arben Ahmetajn si ish-ministër të financave, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, për veprat penale: “grup të strukturuar kriminal”, “shpërdorim detyre”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *