PAA: Qeveria e dështuar! Rama i ka lënë shqiptarët në dorë të perëndisë

09:44 18/08/20203min126
1597652208_PandeliMajko

Partia Agrare Ambientaliste ri perserit apelin e saj publik per nje zgjidhje sa me te shpejte dhe te plote per rikthimin e emigranteve shqiptare ne vendet e tyre te punes. Rritja e testimeve , shkurtimi i kohes dhe i kostove te testimeve jane zgiidhja per eleminimin e krizave humanitare ne kufi.
PAA vlereson se varianti i vendosjes se “racioneve ditore” te kufizuara per numrin e emigranteve qe do te kalojne ne cdo pike kufitare me Greqine nuk e zgjidh problemin por rrezikon kthimin e rradheve turturonjese.

Cdo dite vonese e kthimit te emigranteve ne vendet e tyre te punes eshte nje kosto e rende per ata dhe femijet e tyre.

Zgjidhja eshte rritja e numrit te testimeve dhe shkurtimi maksimal i kohes se marrjes se rezultate.

Kostot e testimeve duhet te jene zero sic po e ofrojne shume vende evropiane. Shqiperia po merr shume financime falas per perballjen me covid-19.

Qeveria Rama duhet te reduktoj ne maksimum cdo kosto direkte dhe indirekt qe i varferon emigrantet shqiptare.

Qeveria shgiptare duhet te ndermjetesoj me argumenta te qarta dhe shifra te sakta perse eshte e domosdoshme te rritet numri ditore i emigranteve qe kthehen ne Greqi dhe te lehtesohet ne menyre te perbashket kostoja e testimeve mjekesore.

Greqia eshte nje perfituese e madhe nga paketat antikrize, ku kostot shtese te perballjes me covid-19 i financohen falas nga BE.

Rama duhet te mesoj nga rasti i meparshem kur rradhet kilometrike per te cilet Rama perbetohej se nuk kishte asnje zgjidhje, u zbrasen brenda pak oreve, pas angazhimit te perkushtuar ministrit Majko dhe Kryepeshkopit Anastase.

Qeveria ka te automatizuar informacionin se sa emigrante kane hyre ne Shqiperi, nga cilat pika kufitare kane ardhur, di sesa kthehen cdo dite, ka te dhena disa vjecare per flukset hyrese dhe dalese te emigranteve per festat fundvitit dhe gjate pushimeve.

Ky informacion ndihmon qeverine ta kete te lehte te argumentoj dhe bashkepunoj me qeverine greke per nunrin optimal te detyrueshem per daljet ditore te emigranteve ne pikat kufitare.

Ndersa vonesat ne trajtimin e krizes se rradheve kilometrike duhet te jete nje mesim i hidhur se sa shume e rendon gjendjen e emigranteve, nje qeveri e pa ditur, e tejlodhur, e papergjegjshme, arrogante dhe e babezitur e cila edhe ne kohen e tre krizave te renda ka perzgjedhur si fokus kontratat miliarda euro per marreveshjet publike private preferenciale qe do te te rezultojne borxhe te renda.

Cdo propagande e merzitshme mediatike per suksese, eshte tipike per qeveri te deshtuara dhe jo demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto