
Këngëtarja Fjolla Morina e cila u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës ka kërkuar që gjatë seancës së sotme gjyqësore të mos kishte kamera.
Fjolla Morina shihet teksa qëndron me kurriz nga kamerat dhe mundohet që t’i shmangë ato.
Gjithashtu, këngëtarja dëgjohet të thotë se e vetmja gjë që ka kërkuar është që të mos kishte kamera.
“Kamerën kërkova mos me e sjellë këtu, s’du me i pa,”– thotë ajo dhe shikon ngultasi gazetarët.
Seanca për gjyqin ndaj Morinës është shtyrë për në orën 13:00. Prokuroria ka kërkuar që gjinekologu të jetë prezent në seancë, pasi sipas tyre, një eko nuk mjafton për të vërtetuar shtatzëninë. Këngëtarja akuzohet për trafik armësh dhe municionesh pasi u kap me një pistoletë dhe një 23 fishekë në kufi të Morinës.
Bashke me të u vunë në pranga edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muja. Këta dy të fundit kanë deklaruar se nuk e kishin idenë që këngëtarja kishte armë me vete. Vetë Fjolla e ka pranuar autorësinë e armës.