Tani kemi një kryeministër që thotë se do ta zbatojë atë në tërësi, dhe pse e di që sipas vetë gjykatës sonë, është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën. Krijon kompetenca ekzekutive për atë Asociacion, që është një lloj hapi, drejt një autonomie territoriale me kompetenca ekzekutive për serbët në veri dhe, i cili është një lloj preludi, një lloj hapi paraprak për ndarje, sepse ne e dimë çfarë po ndodh sot në Republikën Srpska.

Pra, pak a shumë, është modeli i njëjtë që synohet nga ana e Serbisë, të ndërtohet edhe në veri të vendit. Prandaj, tani me aq lehtësi të thuhet se po, do ta zbatojmë, dhe madje do ta vendosim si pjesë të marrëveshjes finale, që do të arrihet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë mendoj që është një prej dështimeve më të mëdha, në mos më i madhi në komplet negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë, që kanë ndodhur nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nga viti 2011 e këndej”, ka thënë Osmani.