“Opozita merr 100 mandate”- Deputeti i opozitës në Parlament: Faktori kryesor që çon në rrëzimin e Rilindjes. Për Lleshajn po lobohet që…

20:26 17/09/20205min82
maliqi-0-5f19ae64bf408

Deputeti Lefter Maliqi thotë se aty ku shkel Rilindja godet edhe krimi, pasi janë bërë njësh.

Maliqi u shpreh se ministri i Brendshëm është i paaftë dhe se shkrimtari Kadare po lobon që ai të bëhet ministër i Mbrojtjes.

MaliqiAtje ku shkel Rilindja godet krimi. Krimi dhe politika e rilindjes janë bërë njësh dhe drejtojnë vendin. Shqipëria po tronditet nga krimi. Edhe ngjarja te Vasil Shanto është një mesazh për politikën dhe për shoqërinë. Ministri i Brendshëm është i dorëhequr për shkak të konfliktit të brendshëm të PS-së në Lezhë. Ai është i paaftë kokë e këmbë dhe është përdorur nga Rama. Ia kam thënë edhe atij që do të përfundojë si Tahiri dhe si Xhafaj. Kadare e ka vënë atë si këshilltar dhe po lobon që ta vërë si ministër Mbrojtje. Lleshaj është një servil i shkrimtarit. Largimi i Lleshajt është i lidhur me largimin e Ramës.

Sipas Maliqit, opozita e bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit merr mbi 100 mandate.

MaliqiKalbëzimi i kësaj qeverie është drejt fundit, sepse nuk ka lidhje me socialistët, por vetëm me oligarkët dhe krimin e organizuar. Më vjen keq për opozitën e bashkuar që tregohet kaq e butë. Unë e kam thënë se opozita e bashkuar në 25 prill merr mbi 100 mandate. Kjo është një rilindje që mori tepsinë me oligarkët e vet deh nuk mbajti asnjë premtim. E mbush Shqipërinë me drogë dhe përdori Saimir Tahirin si ministër të Brendshëm. Për mua Tahiri ka qenë ministri më i mirë që ka pasur PS, pavarësisht përdorimit që i bëri Rama për drogën dhe sa i takon policisë së shtetit. Xhafaj përdori metodat e Sigurimit të Shtetit dhe Rama nuk do ta vërë në listë dhe ministri më i pasuksesshëm i qeverisë, sepse ngatërron policinë me ushtrinë.

Maliqi shtoi në Ora News, se faktori që e rrëzon nga pushteti Rilindjen është LSI dhe njeri i pavarur në të vërtetë që është i vetmi politikan që Rama ka frikë, presidenti Meta.

Maliqi: E vetmja manovër e Ramziu, që shkon në Greqi si ambasador i Erdoganit, tregon se ky njeri është i kapur kokë e këmbë. Unë e kam thënë se faktori që e rrëzon nga pushteti Rilindjen është LSI dhe është sovrani i kushtetutës, njeri i pavarur në të vërtetë që është i vetmi politikan që Rama ka frikë. Meta ka dhënë prova se për interesin e vendit ka dhënë edhe dorëheqjen. Rama do të marrë goditjen e përqendruar në 25 prill, por shqiptarët nuk mund të presin këtë datë sepse janë të paduruar.

Maliqi theksoi se PS do të ketë një humbje rreth 20% të elektoratit të vitit 2017, pasi ekziston një zhgënjim i madh nga qeverisja.

MaliqiPS do të ketë një humbje rreth 20% të elektoratit të vitit 2017. Në Berat do të dalin 4 me 3 për opozitën për shkak të zhgënjimit nga qeveria. Madje, socialistët e ndershëm janë shumë më të zhgënjyer se sa vetë demokratët. Imagjino në qarqet si në Vlorë dhe në Durrës. Rama nuk ka më mbështetje. Mendoni ju se Beqja do të drejtojë Shkodrën, sepse nuk është më i zoti se sa Bushati. Rama është një njeri pa moral, pa ndjenjë njerëzore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto