Olsi Bylyku zbulon detajin e veçantë profesional që askush nuk e dinte

14:00 05/12/20202min133
IMG_20200225_101436 (1)

Olsi Bylyku tashmë është një nga aktorët më të dashur për publikun dhe gjithashtu moderator i suksesshëm. Programi i tij “Roped ëith Olsi” në Youtube, numëron qindra klikime. “Portokalli” ka qenë vendi i parë që i ka hapur dyert Olsit, prej ku u bë edhe personazh publik. Mirëpo, programi i humorit nuk ka qenë vendi i parë ku Olsi ka tentuar të provojë veten si aktor.

Teksa kishte të ftuar Ermal Mamaqin për një intervistë, Olsi ka zbuluar një detaj të veçantë për herë të parë. “Një nga gjërat që dua ta them ekzluzive sot, do e nis me një pyetje. Si të duket intervista? Një nga historitë më të bukura që kam, është një histori me ty. Që ta dijnë të gjithë njerëzit, përpara se unë të shkoja për audicion në ‘Portokalli’, unë kam shkuar për një audicion tek ‘Xing me Ermalin’. Kam qenë për audicion dhe kanë qenë 3 veta që do bënin një barcaletë. Unë shkova për të bërë barcaletën dhe unë isha i katërti, duke qenë se u bënë shumë, gazetarja më tha po mbajmë vetëm tre veta dhe unë ika. Të nesërmen bëra audicion në ‘Portokalli’ dhe ja ku jam sot, duke marrë në intervistë Ermalin,” ka treguar Olsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto