OFL ‘zbarkon’ në Korçë dhe Durrës/Iu dërgon formularin 3 të dënuarve për trafik të miturish, narkotikësh dhe vjedhje me armë

12:57 23/09/20203min208
1591099188_ofl

Operacioni Forca e Ligjit ka ‘zbarkuar’ sot në Korçë dhe Durrës për t’i dorëzuar formularin 3 të dënuarve më parë.

OFL i kërkon deklarimin e pasurisë brenda afatit kohor të përcaktuar, Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” , Besnik Imeraj, banues në Durrës, idënuar për veprën penale “Vjedhja me armë” dhe Lutfi Shabani, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi: 

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

F. Xh., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim.

B. I., banues në Durrës, idënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

L. Sh., banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto