OFL i kërkon të vrarit në Siri të plotësojë formularin

17:48 18/09/20202min153
shkelzen-dumani-1024x576-1-770x433

Policia e Shtetit ka kërkuar brenda 48 orësh plotësimin e një formulari nga një person që është vrarë në Siri.

OFL i ka trokitur në derën e mbyllur Shkëlzen Dumanit, të vrarë në Siri 6 vite më parë, dhe i ka kërkuar të plotësojë urgjent prejardhjen e të ardhurave të tij. Proceduralisht, Policia e Shtetit ndoshta është në rregull, pasi personi në fjalë nuk figuron i vdekur me letra ndaj edhe procedura quhet e rregullt për sa kohë nuk njihet i vdekur zyrtarisht, shkruan A2.

Sipas familjarëve të tij ai ka pasur në pronësi një apartament dhe një automjet. Në apartamentin e tij tashmë nuk jeton askush, kjo edhe pas vdekjes së nënës së tij, Mentije Dumanit. Për këtë arsye, ata e kanë kthyer mbrapsht formularin e dërguar nga Operacioni Forca e Ligjit.

Shkëlzen Dumani, u vra krah grupeve xhihadiste në vitin 2014 në moshën 39-vjeçare. Sipas riteve fetare në Siri ushtarët e vdekur për luftën e shenjtë bien shahit dhe varrosen në tokën ku kanë luftuar. Ai la pas dy fëmijë, Evën dhe Endrin, ndërsa nëna e tyre, Mide Dumani, kërkon rikthimin e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto