OBSH: Terapia me plazmë është eksperimentale

12:06 25/08/20202min77
vsvsfvfs-770x433

Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) u shpreh se përdorimi i plazmës së pacientëve të shëruar nga Covid-19 konsiderohet si “terapi eksperimentale” dhe se rezultatet paraprake që tregojnë për efikasitetin e saj të mundshëm, ende nuk janë “bindëse”.

Suma Svamitanan nga OBSH deklaroi se plazma është përdorur si terapi për një numër të madh të sëmundjeve ngjitëse gjatë shekullit të kaluar, me shkallë të ndryshme të suksesit.

“OBSH akoma konsideron se trajtimi me plazmë konvalescente është eksperimentale”, tha Svaminatan, duke shtuar se duhet edhe më tej të ndiqet dhe vlerësohet.

Sipas saj, terapia me plazmë është vështirë të standardizohet, duke pasur parasysh atë që njerëzit prodhojnë nivele të ndryshme të antitrupave dhe se plazma duhet të mblidhet individualisht nga pacientët e shëruar.

Svaminatan shtoi se hulumtimet janë nga një vëllim i vogël dhe nuk siguruan dëshmi cilësore kur bëhet fjalë për këtë lloj të mjekimit.

Ajo theksoi se shtetet mund ta përdorin këtë formë të terapisë për mjekim të rasteve urgjente, nëse konsiderojnë se përfitimet i tejkalojnë rreziqet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto