“O Spiropalist ordiner!”- Presidenti Meta i përgjigjet Ramës: O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën!

18:03 09/10/20201min128
metaaaa-1

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama në lidhje me dekorimin e Margarita Tutulanit dhe disa heronjve të tjerë të Luftës Nacional Çlirimtare.

Presidenti Meta thotë gjithashtu se nuk ka Atdhe në botë pa dëshmorë dhe heronj.

Reagimi:

O shoku thirri mendjes!

Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”

Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!

LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *