Nxorri armën ta vriste, kamerat fiksojnë ngjarjen e rëndë në Elbasan(VIDEO)

11:11 23/09/20203min187
Screenshot_7-5

ABC News publikon videon nga përplasja e përshkallëzuar deri në përdorimin e armës në shkurt të këtij viti pranë Spitalit të Elbasanit. Pas publikimit në media të lajmit për arrestimin e një prej personave të përfshirë në këtë ngjarje, në redaksinë e abcnews.al kanë mbërritur pamjet e nga ngjarja, ku Rafaelo Greca i vënë në pranga mbrëmjen e djeshme tenton të vrasë me armë zjarri Erando Bekteshin në bashkëpunim me E.T. i shpallur tashmë në kërkim policor.

Konflikti mes tyre dyshohet se ka ndodhur pasi Bekteshi i ka goditur me shkelm automjetin Rafaelo Grecës. Pas përplasjes mes tyre, Rafaelo Greca vjen përpara spitalit të Elbasanit bashkë me E.T. i cili dyshohet se është personi që drejtonte automjetin e tyre. Greca del nga makina bashkë me një armë në dorë.

Në këtë moment Bekteshi i veshur me një bluzë të kuqe dhe kapele, largohet me shpejtësi duke u futur në ambientet e një banese private në anë të rrugës. Greca e ndjek nga pas për ta qëlluar, por fatmirësisht plumbi nuk e kap Bekteshin.

Pas kësaj, 25-vjeçari largohet me automjetin që kishte ardhur. E gjithë ngjarja ndodh në praninë e disa të rinjve të cilët qëndrojnë të grumbulluar pak metra larg tyre. Ndaj Rafaelo Grecës tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale  “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto