Nusret i bën gropën vetes, i mbyllet restoranti më i ri pasi filmoi ceremoninë e hapjes

12:42 29/09/20201min127
nusret-1-1068x712

Mosrespektimi i masave anti-covid i ka kushtuar kuzhinierit të famshëm turk Nusret Gokce, mbylljen e restorantit të tij më të ri në Boston, që kishte vetëm 5 ditë që ishte hapur.

Dyndjen e njerëzve në lokalin e porsahapur, Nusret e kishte filmuar dhe hedhur në rrjetet sociale.

Restoranti i 16-të i “hedhësit më të famshëm të kripës në botë”, iu nënshtrua dy inspektimeve.

Inspektimi i parë ishte ai i datës 23 shtator dhe u gjetën 9 shkelje, madje edhe dy frigoriferë që nuk ftohnin sic duhej, mosrespektim të rregullave në vendin e larjes së duarve e mbajtjes së ushqimit dhe temperatura jo të duhura të lavapjatës.

Inspektimi i dytë në 24 shtator ishte një kontroll nëse Nusret e kishte vlerësuar inspektimin e parë, por jo. Restoranti kishte të njëjtat kushte si më parë, me asnjë masë shtesë.

Probleme me rregullat ishin pikasur dhe në ditën e ceremonisë, në 18 shtator.

Kështu, Bordi i licensimit të qytetit mbylli restorantin e famshëm “Salt Bae”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto