“Nusja e re me brimë të vjetër”/ Nuk përmbahet ish-ministri i LSI, reagon për…

12:57 03/10/20204min68
Parlamenti-1-696x392

Ish-ministrit I Drejtësisë Ylli Manjani, e sheh me pesimizëm realitetin politik por edhe atë që do të pasojë, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Nusja e re me brimë të vjetër” i cilëson Manjani partitë politike në vend, që edhe pse kërkojnë të reformohen për të sjellë figura të reja politike, sjellja e këtyre të fundit ngjason me paraardhësit e tyre, “gagaçësh politikë që dinë të gjejnë fjalët e duhura para kryetarëve të partive dhe dalin gjithnjë në krye”

Postimi i plotë:

Ka një takëm goxha të madh gagaçësh politikë që dinë të gjejnë fjalët e duhura para kryetarëve të partive dhe dalin gjithnjë në krye.

Sa herë fillon përgatitja e listave të deputetëve kështu ndodh. Nuk flasin e as mendojnë, kurrë nuk dëgjon nga ata një ide politike (projekt e program jo e jo), por u vijnë fjalët ditët e listave…

E çfarë fjalësh pa! Magjike fare! Me ato fjalë kapin krerët e listave.

Ata kanë sharm me heshtjen e tyre. I japin partisë besim, pavarësisht se e lënë në baltë sa herë u nevojitet. E mbajnë mirë gjithmonë e partinë kundërshtare. Mërzitën shumë me atë që kritikon kundërshtarin, më shumë sesa kur i kritikon ata vete…

Në kohë listash e pijnë kafenë rrotull partisë. Në plazh i çon gjithnjë dallga në bregun ku pushon udhëheqësi/sja e partisë. Kujdesen që shprehja “larg syve larg zemrës” të mos ndodhë…

Ata janë gjithmonë në listë fituese. Edhe këtë radhë ashtu duket.

Punë e madhe që nuk kanë ide politike, nuk mbrojnë dot interesin publik e as kanë haber nga ligjet e punët e shtetit. Ata janë të zotë. Dinë fjalët e duhura që të bindin udhëheqjen. Pse u dashka bindur populli?! Ky i fundit do votojë se ska rrugë tjetër…

Janë të zotë. S’ke ç’u thua!

Ata janë edhe model për të rinjtë politikë… Vini re këto të fundit që impostohen sikur kanë lindur të rritur, të mençur, të ditur… Aq shumë impostohen sa u ka marrë trupi formën e karrikes.

Ky është modeli i suksesit politik. Pa mendim, pa sy, pa veshë. Qënie njëqelizore. Kimikisht masa amorfe që marrin formën e enës deri sa bëhen precipitat i patretshëm. Pastaj fap, riciklohen…

Ja kjo është politika përfaqësues e 30 viteve të fundit. Cikëlmbyllur them unë e shumë të tjerë.

Por e kemi gabim, sepse ata janë prap aty te kafet e partisë duke thurur plane me pushtet… Me listat kanë mbaru punë.

Kanë ndryshuar vetëm kostumet dhe kurat e makiazhit që i dikton mosha…

The same old story.

Shqip: Nusja e re me brimë të vjetër.

Hajt për hajër na qoftë edhe kët herë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto