Nuk reshti së kërkuari, Endri Dumani që u nxor nga kampi famëkeq mesazh dajës së tij: Do të shihemi nesër në Tiranë!

21:15 26/10/20202min84
-800-0-5f971cb3054da

Endri Dumani është një prej fëmijëve të shpëtuar ditën e sotme nga kampi “Al Hol”, ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e motrës së tij Eva Dumani.

Daja i Endrit, Agim Ndergjoni nuk u dorëzua së kërkuari nga shteti që të nxirrte nipin dhe mbesën nga kampi i ferrit. Mbrëmjen e sotme në prani të kryeministrit, Endri Dumani kishte një mesazh për dajën e tij “Dajë do të shihemi nesër në Tiranë”.

Përpos gëzimit për djalin, familja Dumani tani është e shqetësuar për Evën, të cilës do t’i duhet të vijojë të qëndrojë në ferrin sirian. Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto