“Nuk mund të presim më”, agjenti i Hysajt: Qëndroi te Napoli prej Gatuzos, por në fund të muajit do të…

14:43 10/10/20201min97
Hysaj-Napoli-e1595843825998

Agjenti i Elsedi Hysajt, Mario Xhiufredi është shprehur se mbrojtësi qëndroi te Napoli vetëm prej trajnerit Gatuzo, duke shtuar më tej se kishte shumë oferta për tu larguar.

Mario-Giuffredi-1

Më tej ai për mediat italiane është shprehur se në fund të muajit do flitet për rinovimin e kontratës, që është edhe synim i lojtarit.

“Ne jemi ne bisedime me Napolin për rinovimin e kontratës. Hysaj ka pasur disa oferta në këtë merkato, por zgjodhi të qëndronte te Napoli për shkak të raportit të bukur që ka krijuar me Gatuzon, nëse do ishte një tjetër trajner do ishte larguar nga Napoli.

Prioriteti i tij është rinovimi, por duhet të kuptojmë edhe qëllimet e klubit. Do të presim deri në fund të tetorit, aty do të merret vendimi përfundimtar në lidhje me rinovimin e kontratës me Napolin. Nuk mund të presim më.”, u shpreh Xhiufredi.

 


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto