“Nuk mund ta harroj kurrë”, Mariah Carey pranon hapur tradhëtinë me basketbollistin!

14:17 03/09/20202min120
shutterstock_editorial_10440153an-1

Mariah Carey ka shokuar të gjithë me deklaratën e saj të fundit, teksa ka pranuar hapur që ka tradhëtuar ish bashkëshortin. Gjatë kohës që ishte e martuar me Tommy Mottola, Mariah ka patur një lidhje paralele me basketbollistin Derek Jeter.

Këngëtarja ka rrëfyer këtë histori, në prag të publikimit të autobiografisë së saj. Dhe nëse tradhëtia është thjesht një “detaj” i vogël në jetën e Mariah, besojmë se në autobiografi do të ketë akoma më tepër lajme të bujshme.

“Nuk mund ta harroj kurrë atë moment. Dua të them, nuk është sikur të ishte thellësisht intensive, stimuluese intelektuale, ishte një moment i shkëlqyeshëm dhe ndodhi në një mënyrë hyjnore,” është shprehur ajo duke treguar se nuk pendohet aspak për këtë tradhëti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto