Nuk mbanin maska, 810 qytetarë të gjobitur brenda 24 orëve. Disa të shoqëruar në Polici, se refuzuan të…

16:25 22/10/20202min53
maska e covid

Policia e Shtetit ka gjobitur brenda 24 orëve të fundit gjithsej 810 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, thekson Policia janë konstatuar 645 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe janë gjobitur me 3.000 lekë të reja.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete. Këta, pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga Policia Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 165 gjoba me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *