Nuk mbanin maska, 609 qytetarë të gjobitur në 24 orë. Kurse administratorit të një biznesi…

17:51 04/11/20202min83
gjobat

Policia e Shtetit ka vendosur gjatë 24 orëve të fundit gjoba në masën 3.000 lekë për 609 qytetarët që u konstatuan pa maska.

 

Ndërsa një administrator lokali u gjobit me 1.000.000 lekë për mosrespektimin e masave anticovid.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 609 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë, administratori i një lokali, pasi gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në ambientet e këtij lokali kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”, njofton Policia.

 


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto