“Nuk manipulohem në s*ks/U riktheva tek ai vetëm për ….”, këngëtarja e njohur nuk përmbahet me deklaratën

14:47 16/10/20202min226
Screenshot_3-14 (1)

Cardi B njoftoi në muajin shtator se ajo dhe partneri i saj Offset ishin divorcuar, për shkaqe të cilat vendosi mos t’i bënte publike. Këngëtarja ju dha gjithashtu fund aludimeve për tradhti, duke zbuluar se nuk ishte kjo arsyeja e ndarjes nga partneri i saj.

“Këtë herë nuk kam qarë, e dini pse? Arsyeja e divorcit nuk ka të bëjë me asgjë në të kaluarën. Nuk ka të bëjë me tradhtinë”, shtoi ajo, ndërsa së fundmi ka treguar se pas kësaj periudhe të shkurtër është rikthyer me partnerin e saj.

Duke shpjeguar arsyen, Cardi nuk është kursyer me deklaratën publike dhe ka shkruar se arsyeja e rikthimit me ish bashkëshortin ka qenë pikërisht marrëdhënia seksuale dhe penisi i tij.

“Askush nuk mund të më manipulojë mua për të bërë seks. Unë kam një zgjedhje. Kur të lodhem nga penisi do të largohem. E vetmja gjë që më kthen përsëri është penisi. Jo gjuha, jo paratë, jo veturat, ishte penisi!”.

Më pas këngëtarja e ka fshirë postimin nga rrjete sociale dhe nuk ka dhënë ende një sqarim për gjithë këtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto