Nuk ka paqe në Mesdhe / Anija turke dërgohet përsëri brenda territorit grek, Athina zyrtare ngre alarmin

12:31 12/10/20201min115
anija-turke-rikthehet-ne-mesdhe-faxweb-780x405-1

Gazeta greke “Kathimerini” ka bërë me dije sot se, Turqia e ka nisur përsëri anijen kërkimore ‘Oruc Reis’, gjoja për të kërkuar naftë dhe gaz, brenda shelfit kontinental grek, duke ngritur edhe një herë tensionet në Mesdheun lindor.

Sipas “Kathimerinit”, stacioni i Antalias ka lëshuar një paralajmërim lundrimi (Navtex) me efekt nga data 12 deri në 22 tetor.

Anija do të kalojë shumë afër kompleksit ishullor më lindor të Greqisë, Kastellorizo, Ro dhe Stroggili.

Turqia nuk e pranon që Kastellorizo, afër bregdetit jugor të Turqisë, ka një shelf kontinental të vetin.

Anija nuk do të hyjë në ujërat territoriale të Greqisë.

‘Navtex’ vë në pikëpyetje bisedimet e mundshme për eksplorimin në nivel ekspertësh midis Greqisë dhe Turqisë dhe bie dy ditë para vizitës së Ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas në Ankara që synon fillimin e këtyre bisedimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto