Nuk ka paqe mes Messit dhe Barcelonës / Pleshti bën me dhimbje koke katalanasit

14:38 16/09/20202min76

FC Barcelona v Real Sociedad  - La Liga

Pas një muaji përplasjesh të forta me Barcelonën, Lionel Messi pranoi se e kishte të pamundur të largohej, duke nisur përgatitjet për sezonin e tij të 18-të me skuadrën “blaugrana”.

Por, tifozët katalunjas duhet të presin akoma më gjatë për të parë idhullin e tyre në “Camp Nou”.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se “Pleshti” rrezikon të mos luajë në tre ndeshjet e para në La Liga.

Gjithçka lidhet me grumbullimin e sulmuesit me kombëtaren e Argjentinës për fazën e parë në kualifikueset e Botërorit 2022.

Rregullorja e FIFA-s detyron klubet të vendosin lojtarët e tyre në dispozicion të kombëtareve, por rikthimi në Spanjë i Messi kërkon një karantinë 2-javore për shkak të masave anti-Covid.
Kjo do të thotë se Messi do të humbasë sfidën e parë të Barcelonës në La Liga në program më 27 shtator kundër Villareal.
Por, nëse skenari i mediave iberike do të realizohet, atëherë skuadra katalunjase dhe trajneri Ronald Koeman duhet të bëjë pa kapitenin edhe në përballjet e tjera kundër Celta Vigo dhe Sevilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto