Nuk justifikon dot dollarët që i nisi vëllai / Zbulohet “njolla” në pasurinë e shefit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore

12:27 21/10/20205min58
download - 2020-10-21T122111.979

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka nxjerrë të pastër në figurë dhe nga ana profesionale Besim Shabanin, zv.drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve gjatë seancës së vettingut.

Për figurën kemi kryer kontrollin tonë dhe nga përgjigjet e marra na rezulton se s’ka asnjë denoncim nga publiku. Formulari figurës i plotësuar saktë. I përshtatshëm për të vazhduar detyrën. S’ka kontakt me krimin. Kurse për anën profesionale ai ka shkollë formuese akademia ‘Skënderbej’ dikur. Ndër vite shumë trajnime. Arsimi e niveli i tij në përputhje me ligjin. Edhe urdhri psikologut i ka bërë interviste dhe rezulton se s’ka asnjë problem psikik. Ka qëndrueshmëri dhe e i aftë për punë. Nga viti 2007 s’ka asnjë masë disiplinore ndaj tij. Në 2010 ka marrë një masë falënderuese e vlerësuese. Gradat ndër vite deri te ajo e kolonelit i ka marrë në mënyre te ligjshme. Shabani ka qene korrekt ne komunikim me vettingun e përgjigjur në kohë. Gruaja e Shabanit është mësuese prej 1999-s deri ne 2018-ën kur ka depozituar deklaratën. Janë te dhëna të sakta“, thotë KJV gjatë seancës.

Në foto: Besim Shabani, zv.drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve
Në foto: Besim Shabani, zv.drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve

Shabani ka deklaruar një shtëpi me sipërfaqe 71.3 metra katrorë, e blerë kundrejt një shume prej 20 mijë dollarësh.

Është pikërisht kjo shumë që mund t’i hapë probleme atij pasi KJV thekson se shuma e dërguar nga vëllai nuk mund të justifikohet dhe si e tillë cilësohet e ardhur e pajustifikuar.

Kështu, sipas KJV, Shabani nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare.

Besim Shabani gjatë seancës së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit
Besim Shabani gjatë seancës së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit

Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat s’i ka treguar sipas KJV.

Ndërkohë, në lidhje me situatën në fjalë, Shabani ka deklaruar se s’ka patur qëllim fshehjen e të ardhurave, por se nuk ka patur dijeni të plotë se si plotësohet formulari.

Njësia ku Shabani është zv.drejtor mbron personalitetet e larta shtetërore si edhe familjarët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto