Nuk iu bind urdhrit të policisë, braktisi mjetin, por gjatë ndjekjes…Kapet 20-vjeçari, ja si e gjeti policia

13:23 10/10/20202min184
1600947113_1527065528policiavlore

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 13 shtetas të huaj nga vendet e treta.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasin F.K., 20 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestim i tij u bë pasi në fshatin Mengël, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij 13 shtetas të huaj.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë për tu larguar ka braktisur mjetin e tij por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, ” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto