“Nuk i përdor fëmijët për karrierë”, tensionohet marrëdhënia mes familjeve Hadid-Kardashian

12:28 29/09/20205min108
tumblr_ncsuxl2N7L1qzh0vno1_500-1

Të gjithë tashmë e dijnë se Bella dhe Gigi Hadid, janë mikesha të ngushta me Kendall Jenner. Modelet e njohura shfaqen shpesh bashkë, duke ruajtur një miqësi të bukur prej vitesh. Në fakt, familja Hadid me familjen Kardashian-Jenner, kanë patur marrëdhënie të ngushta që prej fëmijërisë së modeleve.

Të paktën kështu ka qenë deri më tani, pasi babai i motrave Hadid ka bërë një deklaratë që ka ngritur dyshime të shumta rreth prishjes së marrëdhënieve me klanin Kardashian-Jenner.

“Njerëzit nuk më shohin si Mohamed Hadid. Ata më shikojnë si babain e Gigi-t, Bella-s, Anwar-it, Alana-s dhe Marielle-s. Është e rrezikshme për mua të jem babai i tyre. Duhet të jem shumë i kujdesshëm. Çdo gjë që bëj është reflektim për ta. Njerëzit përdorin fëmijët e mi si instrument për të më sulmuar. Thjesht të jem babai i tyre ka qenë barrë e jashtëzakonshme për mua. Ata ishin fëmijët e mi. Ndërsa tani unë jam babai i tyre. Ne nuk jemi familja Kardashian.

Ne kemi një jetë më private se sa njerëzit mendojnë. Kendall është shoqja e vajzave të mia dhe ne kemi shumë respekt për punën e tyre. Por unë nuk i përdor fëmijet e mi për karrierën time. Unë i mbroj ata. Nuk dua t’i nxjerr në rrugë dhe të bëj foto me ta. A do të bëjmë ne ndonjë shfaqje? Jo, nuk mendoj se do të ndodhë ndonjëherë,”është shprehur ai. Deklarata e tij është marrë si “sulm” virtual ndaj familjes Kardashian-Jenner, të cilët e krijuan karrierën dhe famën e tyre falë reality show-t “Keeping up with the Kardashians”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto