Nuk flisnin prej kohësh, Xhensila dhe moderatori bëjnë “paqe” në emision

10:53 29/09/20202min100
download (5)

Xhensila Myrtezaj ishte e ftuara e radhës e Alaudin Hamitit. Në fakt, këngëtarja e ka refuzuar shpesh ftesën e tij për të qenë pjesë e programit, për shkak të një deklarate të vjetër të Alaudinit.

 

“Më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës,” është shprehur Alaudini, duke treguar kështu arsyen e hatërmbetjes së Xhensilës.

 

Megjithatë, tashmë dy personazhet kanë bërë “paqe” dhe këtë e vërtetoi prezenca e këngëtares në program. “Unë jam njeri që nuk jam aq gjakftohtë dhe e lë në momentin e duhur që inati të zbehet. Nuk jam kurrë hakmarrëse, por do e lë inatin tim të zbehet,”ka thënë Xhensila, për të treguar përse ka refuzuar shpesh herë ftesat e Alaudinit për një intervistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *