Nuk e keni marrë ende pagën e luftës? Keni një mundësi tjetër për të aplikuar

15:24 14/08/20203min103
tatimore-750x375-1

Drejtoria e Tatimeve nëpërmjet një njoftimi ka deklaruar ditën e djeshme se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i ankesave për tatim-paguesit dhe individët.

Tatimet sqarojnë se bëhet fjalë për paketën financiare 1 për bizneset e vogla që u mbyllën dhe paketa financiare 2 për të gjithë bizneset e tjera të vogla përveç profesioneve të lira.

“25 gushti do të jetë afati i fundit për tatimpaguesit dhe individët të cilët mund të paraqesin ankesat e tyre për të përfituar një nga dy paketat financiare që qeveria ofroi për t’i ardhur në ndihmë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Bëhet fjalë për paketën financiare 1 për bizneset e vogla që u mbyllën dhe paketa financiare 2 për të gjithë bizneset e tjera të vogla përveç profesioneve të lira”, ka deklaruar Drejtoria e Tatimeve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se po shqyrton ankesat e marra deri më tani për këtë proces. Po ashtu bën me dije se edhe bizneset që kanë një arsye për të mos aplikuar kanë afat deri në 25 gusht për të dërguar formularët me arsyet e mos aplikimit në mënyrë që të shpëtojnë nga gjoba.

“Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga paketa e parë kanë përfituar rreth 65 mijë individë, që kanë marrë tre këste nga 26 mijë lekë. Fondi total i paguar për paketën e parë është 5 miliardë lekë”, thuhet në njoftim. Më tej në njoftim thuhet se nga totali i përfituesve, rreth 23 mijë kanë përfituar ndihmën pas ankesave. Drejtoria e Tatimeve bën me dije se sipas financave totali i disbursuar, përfshirë dhe pagesat e papunësisë është 12.8 mld lekë. Njoftimi thekson se fondi i paguar është 6.9 miliardë lekë. “Për paketën e dytë një pagesë e vetme prej 40 mijë lekesh deri më 24 korrik, e kanë përfituar ndihmën 172 mije të larguar nga puna në 47,388 biznese, nga 210 mijë që ishte numri total i përfituesve të pritshëm. Nga totali i përfituesve, rreth 23 mijë kanë përfituar ndihmën pas ankesave. Fondi i paguar është 6.9 miliardë lekë. Sipas financave totali i disbursuar, përfshirë dhe pagesat e papunësisë është 12.8 mld lekë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto