“Kërkojmë djersën tonë”/ Naftëtarët tentojnë të hyjnë me forca brenda uzinës së Ballshit

10:49 13/10/20201min100
download (94)

Edhe pse ditë me shi, kjo nuk i ka penguar që naftëtarët të dalin në protestë për të kërkuar të drejtën e tyre.

Një grup naftëtarësh kanë tentuar që të hyjnë brenda në uzinë ndërsa policia private po përpiqet ti ndalojë.

Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe fillimin e punës së rafinerisë, ndërsa një pjesë e tyre kanë hyrë në ditën e 16 të grevës së urisë.

“Shikojmë një neglizhencë totale, që nuk interesohet njeri për fatin e naftëtarëve. I kanë lënë atje 10 kolegët të vdesin dhe nuk reagon njeri. I vetmi pronar në rafineri janë naftëtarët. Këtu shikojmë vetëm rojet e sigurisë që janë bashkëqytetarët tanë, nuk shikojmë pronarët.”, -shprehet kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto