“Nuk çohen mo vëlla”, Bes Kallaku shpreh revoltën me popullin shqiptar: Na vidh, na vrit…

18:13 24/05/20212min82
785-0-5d6fd8528dad7-696x474

Bes Kallaku ka zgjedhur një temë mjaft aktuale për të trajtuar në hapësirën e tij editoriale në spektaklin “Kosherja”, ku tanimë e shohim prej muajsh. Teksa ka folur për korrupsionin, aktori i humorit nuk ka lënë pa përmendur dhe disa çështje mjaft të rëndësishme që kanë prekur vendin tonë.

Nga taksa, mbrojtja e Lumit Vjosë e deri tek deri te ngjarja tronditëse e ditëve të fundit, ku një 15 vjeçare nga Lezha përdhunohej prej muajsh nga pesë burra, Kallaku ka shprehur haptaz revoltën ndaj popullit që sipas tij hesht.Gjatë monologut, aktori i humorit tha se shqiptarët nuk protestojnë, por kanë tepër interes për çështje të showbiz-it.

Monologu i Bes Kallakut:

Neve jemi popull që nuk na ndihet zëri i gojës more. Neve na vrit, na vidh, na rjep, nuk çohemi ne fare, sa do të na vrasësh. Ne çohemi, po patë luftë Palestina me Izraelin, jo atëherë dalim në protestë ne shqiptarët mo vëlla. Këtu Vjosa që është lumi më i egër në Europë, lumi i fundit duan ta bëjnë hidrocentral mo vëlla, nuk çohemi ne. Nuk çohet shqiptari me ndalu hidrocentralin në Vjosë, ama po u prekën pyjet në Amazonë po.Këtu lumenjtë janë aq të ndotur sa të gjithë fabrikat i derdhin mbetjet e tyre në tunel dhe po na del peshku me katër koka, si oktapod. Nuk çohemi ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto