‘Nuk bëj kompromis më të ardhmen e fëmijëve’ / Kryemadhi flet për ambiciet e saj për postin e Kryeministrit

22:10 07/09/20203min130
511d1616958fbd8d23e09b71f9ec6b8b_L

E ftuar në emisionin e gazetarit Ilir Babaramo në ‘Report Tv’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është pyetur në lidhje më një mundësi afrimi midis LSI dhe PS, për të cilën është përgjigjur se, në mënyrë kategorike që JO.

Shprehja ‘never say never’, tha kryetarja e LSI është për burrat dhe jo për gratë pasi ato nuk bëjnë kompromise mbi të ardhmen.

Sipas Kryemadhit, LSI po lufton për një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe të rinjtë si dhe më shumë dinjitet.

‘Bararamo: A ekziston një mundësi riafrimi e Bashës me Ramën, a i druheni kësaj?
Kjo nuk është një pyetje që duhet të më bëhet mua. Kjo është një pyetje që i duhet bërë zotit Basha. Por unë dua të theksoj, është që zotin Basha jo vetëm që e kanë intimiduar, kërcënuar apo edhe e kanë joshur për të realizuar një gjë të tillë. Por rezistenca e tij ka qenë për hir të së vërtetës jashtëzakonisht serioze. Ai jo vetëm që nuk ka pranuar një gjë të tillë, por zoti Rama jam e bindur që vazhdon edhe sot e kësaj dite, jo vetëm me zotin Basha.

Po me ju të LSI-së?
Me ndonjë nga LSI-ja po, por me mua s’ka shanse. Sepse kjo “Never say never” është për burrat, jo për gratë. Gratë janë më adape në këtë punë, sepse gratë nuk bëjnë kompromis me të ardhmen e fëmijëve.

Nëse i ofron LSI-së, postin e Kryeministrit?
Po për ça e duam ne postin e Kryeministrit. Pse hall për të bërë një kryeministër kemi apo kemi hall si të kthejmë shqiptarët në Shqipëri. Apo kemi hall si të ndryshojmë ekonominë e vendit. Kemi hall si të hapim vendet e reja të punës. Pse LSI lufton për një vend për Kryeministrin? Harroje. LSI lufton për t’u dhënë shqiptarëve dinjitet, punë të mirëpaguar, dinjitet të rinjve dhe të rejave tanë, për t’u dhënë vendin në dorë të rinjve dhe të rejave’.

(Descript.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto