Norvegjia do përdorë të tre vaksinat antiCovid që në fillim të vitit 2021, për të ndaluar përhapjen e infeksionit

16:06 04/12/20203min106
vaksina-2-375x300

Sipas Reuters, në tremujorin e parë të vitit 2021, Oslo pret të marrë një total prej 2.5 milionë dozash, duke mbuluar 1.25 milion njerëz ose 23% të popullsisë, në pritje të miratimit të vaksinave nga rregullatorët evropianë.

Dozat do të mbulonin afërsisht 1.3 milion njerëz në Norvegji të cilët konsiderohen grupe rreziku, tha ministri i Shëndetësisë, Bent Hoeie, ndërsa 340 mijë pjestarë të sistemit shëndetësor në kontakt me pacientët do të duhet të presin.

Në Norvegji, njerëzit e parë që do ta marrin do të jenë pensionistët e shtëpive të kujdesit dhe ata “më të moshuarit” që jetojnë në shtëpi, të ndjekur nga njerëzit e moshës 65 vjeç ose më shumë plus të rriturit e rinj me kushte para-ekzistuese.

Norvegjia, si vend jo-anëtar i BE-së do të ketë qasje në disa prej vaksinave të marra nga Bashkimi Evropian falë Suedisë, një anëtare e BE-së që do të blejë më shumë sesa i nevojitet dhe t’i shesë ato në Norvegji, menjëherë pas Vitit të Ri.

“Deri në Pashkë, ne mund të jemi në një situatë krejtësisht të ndryshme nga sot”, tha Hoeie.

Oslo do të sigurojë vaksina falas dhe do t’i bëjë ato pjesë të programit kombëtar të vaksinimit të vendit.

Ndërkohë, të gjitha vendet në të gjithë botën po përpiqen të vaksinojnë njerëzit e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur kur vaksinat të bëhen të disponueshme dhe të vendosin se cilat grupe të popullsisë duhet t’i marrin ato më parë.

Numri i infeksioneve është ngadalësuar në javët e fundit pasi qeveria rivendosi kufizimet një muaj më parë.

Numri kumulativ 14-ditor i Norvegjisë i rasteve me COVID-19 për 100,000 banorë ishte 116.4 që nga e premtja, i katërti më i ulët në Evropë pas Islandës, Irlandës dhe Finlandës, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto