Njoftimi i rëndësishëm për shqiptarët në Greqi/ Zyra Konsullore Athinë ndërpret të gjitha shërbimet të cilat kërkojnë prezencë fizike në sportel

23:22 07/11/20203min85
123914880_1871697302986105_8967809584199221386_n

Në vijim të shpalljes nga qeveria greke të masave të reja kufizuese në luftën kundër përhapjes së Covid-19 dhe duke qenë se nga data 7 nëntor 2020 e deri në datën 30 nëntor 2020 Greqia hyn në mbyllje të përgjithshme kombëtare, rezulton se Zyra Konsullore Athinë ndërpret të gjitha shërbimet të cilat kërkojnë prezencë fizike në sportel.

NJOFTIM I ZYRËS KONSULLORE ATHINË

Të nderuar bashkëatdhetarë,

➢ Duke filluar nga dita e hënë, datë 9 nëntor 2020, Zyra Konsullore Athinë do të ofrojë shërbime vetëm për raste emergjente, të cilat do të kryhen rreptësisht me takim të dakordësuar paraprakisht nëpërmjet postës elektronike consulate.athens@mfa.gov.al dhe në respektim të plotë të rregullores së qarkullimit të qytetarëve siç është publikuar nga autoritetet greke (SMS në numrin 13033: 3_ Emër Mbiemër , Adresa e vendbanimit).

➢ Gjithashtu ju bëjmë me dije se tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike consulate.athens@mfa.gov.al, ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.

Shkruani në subjektin e e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:

– Emër Mbiemër
– Adresa e saktë e shtëpisë (emri i rrugës, numri, kodi postar, qyteti, rrethi)
– Foto e faturës së aplikimit.
– Numri i telefonit celular.

*Theksojmë se nuk nevojitet ridërgimi i kërkesave me e-mail për të gjithë ata qytetarë të cilët pas procedurës së aplikimit pranë Ambasadës kanë depozituar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin me postë të dokumeneteve të tyre biometrikë.

📞Për çdo sqarim të mëtejshëm jeni të lutur të na kontaktoni gjatë orarit zyrtar në numrat tanë fiks të telefonit si dhe nëpërmjet postës sonë elektronike consulate.athens@mfa.gov.al. Për rastet emergjente mbetet në dispozicion numri ynë i emergjencës +30 6941658183 i cili funksionon 24 orë.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *