Njihuni me fenomenin e TikTok-ut, adoleshentja shqiptare Dora Kryeziu e ndjekur nga mbi gjysmë milioni njerëz: Falë influencës sime, marr oferta nga brendet e huaja

19:43 13/09/20205min91

dora

Rrjeti social TikTok mund të thuhet lirshëm se ishte një nga obsesionet e njerëzve gjatë muajve të karantinës këtë vit.

Aplikacioni i cili u shpërnda me shpejtësi të madhe, ka vënë në dritë talente të reja dhe ka promovuar emra të ndryshëm nëpër botë.

E tillë është shqiptarja, Dora Kryeziu, e cila falë aktivitetit të saj me video atraktive në TikTok, ka arritur tashmë të ketë mbi gjysmë milioni ndjekie në këtë rrjet social.

Foto: Dora Kryeziu/Instagram

Dora e zhvillon profesionin e saj si influencere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku edhe rrjetete sociale i kanë ndihmuar shumë në këtë pjesë.

Në një intervistë për Telegrafin, bukuroshja shqiptare tregon nga Amerika, se si nisi gjithçka drejt këtij rrugëtmi që po rezulton mjaft i suksesshëm.

“Ne po jetojmë në kohë të teknologjisë. Si unë edhe shumë adoleshentë jemi të lidhur me rrjetet sociale. Përpos Instagramit dhe Facebookut unë jam e lidhur edhe me TikTok – një platformë sociale me ndjekës të shumtë, një ndër më të ndjekurat nga grupmoshat të cilës i takoj. E kam zgjedhur TikTok pasi që aty mundem të shpreh më së miri talentin tim dhe më përshtatet më së shumti. Sa i përket vështërsive, njëra nga vështërsitë kryesore është balancimi i kohës mes shkollës dhe rrjeteve sociale, pasi që unë i postoj disa video të cilat më marrin kohë, pasi që ato duhet të punohen me përkushtim dhe në mënyre sa më profesionale. Dua që çdo send të jetë perfekte”, thotë Dora Kryeziu për Telegrafin.

Foto: Dora Kryeziu/Instagram

Plot 546 mijë është numri aktual i ndjekësve të saj në TikTok – një shifër kjo rrallë e arrirë nga një emër shqiptar.

Dora për Telegrafin, tregon se si arriti deri te kjo ndjekie kaq e madhe nga fansat e TikTok-ut.

“Po, momentalisht i kam mbi 500,000 ndjekës. Ishte një video e imja qe u bë virale “Flower and milk bath photoshoot”. Për një kohë të shkurtër i arriti mbi 10 milionë shikime. Filluan të shtohen edhe përcjellësit. Filluan edhe ofertat e para që të bëjë ca reklamime të vogla. Kjo më shtyri që të mendoj se mund të përfitoj pak edhe nga ky hobi. Tani fokusohem më shumë që të bëj: DIY’s, Beauty Hacks, Life Hacks etj. Përpiqem qe ta jap një mesazh pozitiv për ata që më shohin. Nuk përpiqem të krijoj ndjekës në çdo mënyrë. Dua që për ndjekësit e mi të jem një shembull i mirë”, tha bukurosja Kryeziu.

 

draft bc i don’t wanna get ready

♬ For The Night – Pop Smoke

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *