Njihuni me Ashley Biden, vajzën e presidentit të ri të Amerikës

22:59 12/11/20205min128
785-0-5fad3bd47a839-780x439

Koha për të harruar Ivanka Trump dhe për t’u njohur me Ashley-in!

Ashley Blazer Biden është vajza e presidentit të ri të Amerikës dhe bota është kureshtare të dijë më shumë rreth saj.

Ndonëse së fundmi e ka mbështetur shumë të atin në fjalimet dhe fushatën presidenciale, Ashley Biden, gjithmonë është përpjekur të qëndrojë larg kamerave.

Menjëherë pas fjalimit të fitores të presidentit, syrit të Twitter-it nuk i shpëtoi vajza e Biden teksa kërcente pranë familjes së saj.

Ashley është fëmija i 4-të i Joy-it dhe më e vogla e familjes. Ajo është vajza e vetme e Joe dhe Jill dhe gjysmë motra e Hunter, Beau dhe Naomi Biden. Beau ndërroi jetë në 2015-ën pas një lufte me kancerin ndërsa Naomi vdiq pas një aksidenti tragjik me makinë në 1972-in, kur ishte vetëm 13 muajshe.

Ndonëse nuk dihet ende çfarë roli do të luajë ajo në presidencën e Biden-it, 39-vjeçarja është njohur gjithnjë si filantrope, aktiviste dhe punonjëse sociale.

Ashley është gjithashtu themeluesja e një shtëpie mode të quajtur Livelihood, e hapur në 2017-ën, për të cilën u frymëzua pas vdekjes së Beau, për të krijuar diçka që shkon përtej stilit.

Në qershor të 2012-it, Ashley u martua me Howard Krein të cilin e takoi përmes vëllait të ndjerë. Ai është kirurg i ndërhyrjeve plastike dhe gjithashtu këshillues i mirë i presidentit Biden gjatë fushatës presidenciale.

Burimi: Pop Sugar, Anabel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto