Njeriu që e solli në Evropë e këshillon Dybalan që të shkojë te Real Madridi

12:40 11/11/20201min67
Dybala-3-e1605088505535-780x439

Paulo Dybala është këshilluar që të largohet nga Juventusi dhe t’i bashkohet Real Madridit.

Maurizio Zamparini, ish-president i Palermos, e transferoi sulmuesin nga klubi argjentinas, Instituto, në vitin 2012 duke e sjellë në Evropë dhe në futbollin italian.

Në një intervistë për Tuttosport, ai e ka këshilluar 26-vjeçarin që të nisë një fillim të ri te kampioni i Spanjës.

(Foto: Instagram/paulodybala)

“Mosstartimi i Dybalas në Serie A, është blasfemi. Paulo është dashur ta dëgjonte këshillën time para tri vitesh dhe të largohej nga Torino”.

“Këshilla që ia jap sot është e njëjta: Paulo, largohu nga Juventusi dhe shko te Real Madridi. Ti je një kampion, jo një zëvendës”, ka thënë Zamparini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto