Njëri nga terroristët e atentatit në Vienë ka origjinë shqiptare

10:00 03/11/20203min76
GOLF_20201102214925298-1152x768-1

Gazetari austriak Florian Klenk, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se njëri nga terroristet e sulmit të së hënës në Austri, ka rrënjë shqiptare.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se i njëjti ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak.

Attentato a Vienna, spari ed esplosioni in diversi punti della città. Nei video postati in rete i terroristi in azione e la caccia all'uomo - Il Fatto Quotidiano

Attentato a Vienna: ci sono morti e feriti. Spari in centro: "Attacco in 6 punti della capitale". Il governo: "Caccia all'uomo" - La diretta - Il Fatto Quotidiano

Klenk thotë se ai ishte një nga 90 islamistët qe deshën të shkojnë në Siri, porse ishte penguar të shkojë.

Policia e Vjenës ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur nga sulmi terrorist që ka ndodhur mbrëmë, raporton Gazeta Express.

Përmes Twitterit, nga ky institucion thonë se bëhet fjalë për dy burra dhe një grua që kanë vdekur pasi që janë qëlluar me armë zjarri.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjithsej 15 persona kanë mbetur të plagosur pas sulmit, derisa në mesin e tyre është edhe një oficer policie.

Sulmi ishte organizuar nga së paku një person, që është qëlluar dhe vrarë nga policia, thuhet në njoftimin e Policisë së Vjenës, derisa bëhet e ditur se ky sulm terrorist është bërë me motive islamike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto